Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, dyshohet për vrasje

Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, dyshohet për vrasje

 Një person pa shenja jete është gjetur sot rreth orës 13:52 skaj rrugës ”Mërgimtarët e Gjilanit” në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani, ka bërë të ditur për KosovaPress, se njësitet policore relevante kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes se bashku me një ekip nga emergjenca e spitalit të Gjilanit të cilët ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.


“Nga hetimet e para dyshohet se viktima shtetas i Kosovës, i vitit të lindjes 1987, është qëlluar nga armë zjarri. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit njësiti i hetimeve rajonale ka filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rastit”, ka thënë ai.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Lexo edhe

Video