Gjenden të vdekur ne shtëpinë e tyre, aktori amerikan Gene Hackman dhe gruaja e tij

Gjenden të vdekur ne shtëpinë e tyre, aktori amerikan Gene Hackman dhe gruaja e tij

Aktori amerikan, fitues i çmimeve Oscar, Gene Hackman, bashkëshortja e tij Betsy Arakawa dhe qeni i tyre janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, Nju Meksiko.

Në një karrierë që ka zgjatur më shumë se gjashtë dekada, Hackman mori dy çmime Oscar për punën e tij në “The French Connection” dhe “The Unforgiven”, shkruan BBC News.


Një deklaratë nga Zyrtari i Sheriff-it të Qarkut të Santa Fe në Nju Meksiko tha: “Ne mund të konfirmojmë se Gene Hackman dhe bashkëshortja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në shtëpinë e tyre në Sunset Trail”.

Autoritetet vazhdojnë me hetim, ndërsa aktualisht nuk besojnë që rasti ka lidhje me aktivitet kriminal.

Hackman ishte 95 vjeç dhe bashkëshortja e tij 64 vjeçe.

Lexo edhe

Video