Gjashtë shtete mund të bllokohen nga të luajturit në Kupën e Botës 2026 pasi mund të përfshihen në listën e propozuar të ndalimit të udhëtimit nga Donald Trump për në ShBA.
Kupa e Botës do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga qershori deri në korrik të vitit të ardhshëm, shkruan KosovaPress.
Tre vendet pritëse, plus Japonia dhe Zelanda e Re, janë pesë nga skuadrat që kanë siguruar zyrtarisht vendet e tyre në këtë turne. Ndërkohë, kombëtare të mëdha si Brazili, Argjentina, Anglia, Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Holanda filluan fushatat e tyre kualifikuese gjatë pushimeve ndërkombëtare të marsit.
Megjithatë, disa shtet më të vogla, duke përfshirë një ekip që tashmë është kualifikuar – mund të bllokohen nga paraqitja në Botëror për shkak të kufizimeve të fundit të udhëtimit të propozuara nga Donald Trump.
Siç është raportuar nga “Neë York Times”, administrata Trump po konsideron të bllokojë qytetarët e rreth 43 vendeve, që do të thotë se ata mund të ndalohen të konkurrojnë në Kupën e Botës pavarësisht nga statusi i tyre kualifikues, përcjellë KosovaPress.
Irani tashmë është kualifikuar, por mund të vendoset në listën e të ndaluarve pasi “NY Times” raportoi se kombi është në një draft listë të vendeve të propozuara për ndalimin e udhëtimit.
Lista është e ndarë në tre seksione – e kuqe (të gjitha udhëtimet e ndaluara), portokalli (vizat e kufizuara ashpër) dhe e verdhë (60 ditë për të adresuar shqetësimet).
Gjashtë vende të tjera mund të pësojnë gjithashtu, si Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Cape Verde, DR Kongon dhe Venezuela, të gjitha ende në garë për t’u kualifikuar për turneun e verës së ardhshme. Të gjashtë vendet e lartpërmendura janë në një pjesë të listës me Venezuelën, Sudanin dhe Iranin të gjitha në seksionin e kuq.
Cilat vende të tjera janë në listën e propozuar të Trump për ndalimin e udhëtimit?
Ndalimi i plotë i vizave: Afganistani, Butani, Kuba, Irani, Libinë, Koreja e Veriut, Somali, Sudani, Siria, Venezuela
Pezullime të pjesshme të vizave: Bjellorusia, Eritrea ( i pa renditur nga FIFA , nuk ka luajtur asnjë lojë që nga janari 2020), Haiti, Laosi, Mianmar, Pakistani, Rusia ( aktualisht e pezulluar nga FIFA), Sierra Leone, Sudani i Jugut dhe Turkmenistani
Vendet e rekomanduara për pezullim të pjesshëm (vendet kanë 60 ditë për të adresuar shqetësimet): Angola, Antigua dhe Barbuda, Benin, Burkina Faso, Cabo, Verde, Kamboxhia, Kamerun, Çad, Republika Demokratike e Kongos, Dominika, Guinea Ekuatoriale, Gambia, Liberia, Malavi, Mali, Mauritania, Republika e Kongos, Shën Kitts dhe Nevis, Shën Luçia, Sao Tome dhe Principe, Vanuatu dhe Zimbabve.