Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe disa deputetë të mazhorancës, kanë bërë homazhe dhe nderime sot te kulla e Isa Boletinit, në veri të vendit.
Isa Boletinin, ajo e quajti gjeneral të pavarësisë.
“Po festojmë bashkë me ju aty ku prehet gjenerali i pavarësisë Isa Boletini dhe po e kujtojmë rrugën e tij, rrugën tonë që nuk ishte e lehtë, por që ia vlejti çdo pikë gjaku e çdo pikë djerse. Andaj, urime dita e flamurit, u jetësoftë ëndrra e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe baballarëve të pavarësisë”, ka thënë Gërvalla.