Gennaro Gattuso ka zbuluar se portieri Gianluigi Buffon u përpoq të motivonte skuadrën e Italisë në prag të finales së Kupës së Botës 2006, duke bërtitur gjatë para lojtarëve në fushën e lojës.
Legjenda e Italisë Gattuso, fitues i Kupës së Botës 2006, foli për kampionatin që u zhvillua në Gjermani pothuajse 20 vjet më parë në një intervistë me “Vivo Azzurro”, përcjellë KosovaPress.
“Nuk e di se çfarë do të thotë të jesh kampion bote,” pranoi ai. “Unë e di vetëm se për mua ishte një ëndërr. Nuk kam menduar kurrë të dëshiroj të fitoj një Kupë Bote, sepse gjithmonë e ndjeja si diçka më e madhe se unë”, vijoi më tutje Gattuso, përcjellë https://kosovapress.com
Gattuso zbulon atë që Buffon i thoshte ekipit më zë të lartë ekipit të Italisë para finales së Kupës së Botës 2006, transmeton KosovaPress.
Ish-mesfushori dhe trajneri aktual i Hajduk Splitit vazhdoi të zbulojë se çfarë i tha Buffon skuadrës në prag të lojës.
“Shkuam për të inspektuar fushën dhe pamë Francën duke u stërvitur me mëngë të shkurtra nën shi,” kujton Gattuso. “Fizikisht, ata ishin në formë shumë më të mirë se ne. Por Buffon filloi të bërtiste: ‘Djema, ata nuk na trembin! Mund të jenë sa të duan, por nesër do t’i hamë të gjallë”, ka zbuluar Gattuso.
Italia përfundimisht mundi Francën me penallti, duke fituar Kupën e Botës për herë të katërt në histori.