Ganimete Musliu takon Endrit Thaçin, ka një urim të madh

Ganimete Musliu takon Endrit Thaçin, ka një urim të madh

Kandidatja për deputet nga radhët e PDK-së Ganimete Musliu ka takuar sot Endrit Thaçin, për mbështetjen e madhe në fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Musliu ka thënë se të qenit djalë i një figure të madhe historike është sa fat i madh po aq edhe peshë dhe përgjegjësi e madhe.


“Faleminderit Endrit, për përkrahjen ndaj meje, por mbi të gjitha për djalin shembull që je. Ti po i bartë të gjitha këto më së miri. Unë jam shumë mirënjohëse për respektin dhe përkrahjen tënde. Paç fat në jetë dhe uroj që sa më shpejt të kthehet në Kosovë babi yt, presidenti jonë Hashim Thaçi. Shumë faleminderit”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video