Fundjavë spektakolare në futbollin e Kosovës

Fundjavë spektakolare në futbollin e Kosovës

Këtë fundjavë Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 20-të.

Gjithçka nis të shtunën me dy ballafaqime të zjarrta. Suhareka e pret Dukagjinin, ndeshje në të cilën kërkon fitoren pas eliminimit nga Kupa e Kosovës. Në të njëjtën ditë, por nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi i madh ku ballafaqohen Prishtina dhe Drita, raporton KosovaPress.


Ndërkohë të dielën zhvillohen tri ndeshjet të tjera shumë interesante. Llapi e viziton Feronikelin, ndërsa kampioni në fuqi, Ballkani ballafaqohet me Gjilanin në Gjilan.

Ndeshja e fundit e xhiros së 20-të zhvillohet më 18 shkurt ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt.

Lexo edhe

Video