FSK përfundon me sukses dy trajnime të rëndësishme, njërin prej tyre në Kroaci

FSK përfundon me sukses dy trajnime të rëndësishme, njërin prej tyre në Kroaci

Trajnimi tradicional dhe më sfidues nga Forca e Sigurisë së Kosovës në organizimin e Komandës së Forcave Tokësore “Simboli i Ujkut”, ka përfunduar sot me dhënien e certifikata për pjesëmarrësit që kaluan sfidat me sukses.

Qëllimi i organizimit të trajnimit është përgatitja e pjesëtarëve në detyra të ndryshme si përgatitja fizike, trajnime specialistike, qitje dhe manovra me municion luftarak, planifikime dhe taktika ushtarake, mbijetesa dhe udhëheqja, thuhet në një postim të FSK-së në Facebook.


Ndërsa, në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me Kroacinë, pjesëtarët e FSK-së kanë përfunduar sot me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60 dhe 120 milimetra.

Pjesëtarët e FSK-së me këtë rast janë aftësuar në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, duke ngritur aftësitë në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

Pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç’rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional.

Lexo edhe

Video