Kosova dhe Islanda kanë publikuar formacionet zyrtare para takimit në “Fadil Vokrri”, në kuadër të play-off-it të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës në futboll duhet të tregohet më e mirë për të siguruar grupin B të Ligës së Kombeve, ku do të paraqitej për herë të parë, ndërsa Islanda do të luftojë të mos bie në grupin C, raporton KosovaPress.
Ndeshja referohet nga treshja holandeze Serdar Gözübüyük, Erwin Zeinstra dhe Patrick Inia. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Clay Ruperti, po ashtu nga Holanda.
Islandezët në dy përballjet e deritanishme me dardanët kanë dy fitore. Kujtojmë, ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 23 mars.
