Kosova do të përballet me Islandën në ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Kombeve sonte në stadiumin “Enrique Roca” në Mursia të Spanjës.
Dardanët do të mbrojnë epërsinë prej një goli të krijuar në ndeshjen e parë të enjten në “Fadil Vokrri” 2:1.
Sulmuesit e kombëtares sonë janë gjithashtu në formë, me më shumë se dy gola në gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre të fundit.
Franco Foda, trajneri i Kosovës, para takimit tha se gjasat për kualifikim në Ligën B të Kombeve janë 50:50, ndërsa kapiteni Vedat Muriqi shprehu besimin se dardanët do të sigurojnë kualifikimin pavarësisht mungesave të portierit Arianet Muriq dhe Dardan Rrudhani për shkak të lëndimeve, raporton KosovaPress.
Megjithatë, pavarësisht kundërshtarit të tyre, trajneri i Islandës Arnar Gunnlaugsson mbetet i sigurt se do të mund të përmbysë deficitin dhe skuadra islandeze do të kërkojë të imitojë formën e tyre të turneut të madh për të shmangur rënien në nivelin e tretë të Ligës së Kombeve.
Ndeshja zhvillohet në terrenin neutral pasi stadiumi “Laugardalsvollur” në Reikjavik është duke u rinovuar dhe ajo do të referohet nga treshja spanjolle me në krye Jesus Gil Manzano.
Formacionet:
Kosova: Shaipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Rexhbeçaj, Demaku, E.Krasniqi, Rashica, Muslija dhe Muriqi.
Islanda: Vladimarssson, Fridriksson, Ingason, Johannesson, Oskarsson, Gudmundsson, Thorsteinsson, Helgason, Willmusson, Thordarson dhe Traustason.