Shqipëria nis rrugëtimin e saj për Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë luan përballë Anglisë në Wembley, e vlefshme për Grupin K.
Kuqezinjtë vijnë të “uritur” në këtë rrugëtim, pasi dolën të fundit në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve. Ndërsa “Tre Luanët” nisin një epokë të re me teknikun gjerman Thomas Tuchel, i cili ka objektiv fitimin e Kupës së Botës 2026, raporton KosovaPress.
Formacionet:
Anglia: Pickford, Walker, Burn, Konsa, Lewis-Skelly, Rice, Jones, Bellingham, Foden, Rashford, Kane.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Gjimshiti (C), Ajeti, Aliji, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Uzuni.