Forcat turke trajnojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Forcat turke trajnojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajnuar nga pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke, për përdorimin sa më efikas të armës Granatahedhës Automatik MK-19.


Kështu ka njoftuar FSK, duke bërë me dije se ky trajnim ka për qëllim përmirësimin e aftësive operative të ushtarëve dhe rritjen e gatishmërisë luftarake për përballimin e sfidave të ndryshme në misionet e ardhshme.

“Pjesëmarrësit në trajnim kanë kaluar një proces intensiv, ku janë njohur me karakteristikat teknike, përdorimin në terren, procedurat e sigurisë  dhe rolin e saj në fushë betejë”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

Lexo edhe

Video