Kombëtarja e Kosovës në futboll synon që përmes ndeshjeve të play-off-it të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Për ta arritur këtë objektiv, Dardanët duhet të tregohen më të suksesshëm se Islanda në dy ndeshjet që do të zhvillohen mes tyre brenda tri ditëve.
Dueli i parë zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45 dhe para ndeshjes, trajneri Franco Foda në konferencë për media mesfushori Valon Berisha dhe mbrojtësi Amir Rrahmani janë ende duke u rikuperuar nga lëndimet.
Trajneri i dardanëve theksoi se nga lojtarët do të kërkojë që të bëhet presion ndaj Islandës që nga minuta e parë e ndeshjes.
Sulmuesi i krahut te Kosova, Milot Rashica tha se Islanda është një rival shumë i fortë, por që skuadra i njeh kualitetet e veta dhe janë gati për të dhënë më të mirën.
Rashica shtoi se ëndrra e të gjithë futbollistëve të Kosovës është kualifikimi në një kampionat evropian ose botëror, por që edhe ndeshje si kjo janë shumë të rëndësishme, raporton KosovaPress.
Ndryshe, për ndeshjen Kosovë-Islandë tashmë janë shitur 12 mijë e 500 bileta dhe atmosfera në tribuna pritet të jetë e zjarrtë në mbështetje të dardanëve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.