Në orët e mbrëmjes në pikat kufitare të Kosovës nuk ka fluks të theksuar të automjeteve.
Te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në territorin e vendit tonë janë 10 minuta, me kolona deri në 50 metra. Ndërsa për të dalë nga kjo pikë kufitare duhet pritur 20 minuta, me kolona në gjatësi 80 metra.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka kolona dhe as pritje, të cilat si zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 minuta, sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të orës 19:06.