Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot për disa ndryshime që ka bërë në drejtori. Rama njoftoi se Florian Dushi, i cili ka qenë drejtor i Inspektoratit, tashmë është zgjedhur nënkryetar i Prishtinës.
Sipas Ramës kontributi i Dushit ka qenë i jashtëzakonshëm.
“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm ka qenë i padiskutueshëm dhe jam i bindur se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku perfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata”, ka shkruar Rama.
Mes tjerash, ai ka shkruar se “Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror”.
Nënkryetar i Prishtinës deri tani ishte Alban Zogaj, i cili mori vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.