Asnjë klub i Superligës se Zvicrës nuk është aq i varur nga një lojtar sa Baseli nga Xherdan Shaqiri. Nëse playmakeri nuk shënon, Basel pothuajse nuk fiton kurrë.
Sipas statistikave, Xherdan Shaqiri po luan sezonin më të mirë të karrierës së tij. Me 23 pikët e tij të shënuara në ligë dhe kupë, kapiteni i FCB tejkalon të gjitha rekordet që vendosi në Gjermani, Angli apo SHBA. Por rikthimi në Basel ka rezultuar të jetë një fat jo vetëm për Shaqirin. Kthimi i tij në shtëpi është gjithashtu një bekim për FCB, shkruan “Blick”, përcjellë KosovaPress.
Pas një sezoni të vështirë dhe tërësisht të pasuksesshëm, “Bebbi” më në fund po luajnë sërish për titull.
Por efekti Shaqiri është gjithashtu një mallkim për FCB. Asnjë ekip tjetër nuk është aq i varur nga performanca e një lojtari të vetëm në garën për kampionatin sa Baseli.
Nëse Shaqiri asiston ose shënon një gol vetë, FCB pothuajse gjithmonë fiton. Lideri siguron mesatarisht 2.42 pikë.