Finlanda dënon sulmin në Zubin Potok

Finlanda dënon sulmin në Zubin Potok

Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka dënuar sulmin ndaj kanalit të ujësjellësit në Zubin Potok.

Në reagimin e Ambasadës, thuhet se “janë duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore”.

“Dënojmë ashpër sulmin ndaj kanalit ujësjellës në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të saj. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj hetimore”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Finlandës.


Kryeministri i vendit, Albin Kurti këtë sulm në veri të Kosovës e ka quajtur kriminal dhe terrorist dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.

https://kosovapress.com/sanimi-i-plote-ne-iber-lepenc-mund-te-merr-me-shume-kohe

Lexo edhe

Video