Takimi i sotëm ndërmjet zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas është duke u zhvilluar tani në hotelin Ritz-Carlton në Xheda, në Arabinë Saudite, raporton CNN.
Zyrtarët refuzuan të përgjigjen në pyetjet e gazetarëve për ndihmën ushtarake të ndërprerë të SHBA-së, dhe propozimin ukrainas për një armëpushim të pjesshëm, ndërsa u ulën përballë njëri-tjetrit në një tavolinë të gjatë druri, përcjellë KosovaPress.
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Arabisë Saudite dhe ministri i Jashtëm u ulën në krye të tavolinës. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, është ulur pranë Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz.
Nga ana ukrainase, ndihmësi kryesor i presidentit Volodymyr Zelensky, Andriy Yermak është në qendër, me ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha dhe Ministrin e Mbrojtjes Rustem Umerov pranë tij, transmeton KosovaPress.