Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në datën 20 dhjetor.
Kjo mbledhje do të zhvillohet në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës.