Komuna e Prishtinës ka nisur sot punimet në rrugën “Xhorxh Bush”, si pjesë e projektit për zgjerimin e sheshit të kryeqytetit. Ky projekt synon krijimin e më shumë hapësirave për këmbësorë dhe përmirësimin e infrastrukturës urbane.
I pari i Prishtinës ka deklaruar se ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt transformimit të qendrës së qytetit, duke shtuar se do të realizohet në tri faza, raporton KosovaPress.
Rama theksoi se vlera e këtij projekti është 18.1 milionë euro dhe numri i ditëve të punës parashihet të jetë 240 ditë.
Ndërsa, i pyetur nga KosovaPress për vonesën e fillimit të punimeve deri në këtë vit, Rama tha se tani është momenti që duhet të priten edhe temperaturat, pasi që punimet nuk mund të zhvillohen nën zero gradë Celsius.
Zgjerimi i sheshit në rrugën “Xhorxh Bush” pritet të sjellë një transformim të rëndësishëm në qendrën e Prishtinës, duke krijuar më shumë hapësira për qytetarët, edhe pse ky projekt është kritikuar nga disa qytetarë për shkak të mbylljes së rrugës.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…