FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës në 64 shtete

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës në 64 shtete

Organi qeverisës i futbollit FIFA do të konsiderojë zgjerimin e Kupës së Botës 2030 në 64 ekipe për të shënuar njëqindvjetorin e kësaj ngjarje, raportoi të enjten “Neë York Times”, përcjellë KosvaPress.

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në Marok, Spanjë dhe Portugali, me Argjentinën, Paraguajin dhe Uruguain, ku u organizua edicioni inaugurues, që do të presë tre ndeshje.

Kupa e Botës tashmë është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe për edicionin e vitit të ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada, shkruan KosovaPress.


Neë York Times tha se propozimi i fundit nga Ignacio Alonso, një delegat nga Uruguai, duke sugjeruar zgjerimin e edicionit të vitit 2030 në 64 kombe u bë në fund të një takimi.

Gazeta, e cila nuk përmendi burimet e saj, tha se propozimi u prit me ‘heshtje të habitur’ nga pjesëmarrësit.

Ai shtoi se sipas tre personave në takim, “FIFA kishte të ngjarë të udhëhiqej nga përfitimet financiare dhe politike po aq sa ato sportive kur ishte fjala për marrjen e një vendimi për këtë çështje.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e përshkroi propozimin si një propozim interesant që duhet analizuar më nga afër.

Lexo edhe

Video