Fëmijët me invaliditet nuk janë një barrë për shoqërinë por janë fuqia jonë, potenciali dhe ardhmëria jonë, pasi shoqëria nuk do të jetë e fuqishme përderisa të gjithë fëmijët të kenë të drejtat e barabarta në mënyrë që t’i realizojnë ëndrrat e tyre.
Kështu u tha në konferencën “Roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara”. Projekti – “Asgjë për ne pa zërin tonë”, e cila u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, ku është folur për sfidat e tyre në hapësirat publike, rolin e institucioneve dhe shoqërisë civile në avancimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi tha se ligjet dhe strategjitë për personat me aftësi të kufizuara nuk janë të mjaftueshme dhe se shumë fëmijë ende nuk kanë qasje shkollimi të duhur sipas saj.
“Shumë fëmijë të invaliditet ende nuk kanë qasje të shkollimit të duhur, shërbimet të specialistike apo kushte për një jetë të dinjitetshme. Shumë nga ta mbesin në margjina dhe janë të padukshëm për shoqërinë dhe kjo nuk është një fakt statistikor por është një jo sukses shoqëror sepse fëmijët me invaliditet kanë të drejtë në shkollim, shërbime shëndetësore për të përmirësuar të drejtën e jetës…fëmijët me invaliditet nuk janë një barrë për shoqërinë por janë fuqia jonë, potenciali dhe ardhmëria jonë. Shoqëria nuk do të jetë e fuqishme përderisa të gjithë fëmijët të kenë të drejtat e barabarta që t’i realizojnë ëndrrat e tyre dhe kjo nuk është vetëm çështje politike për Qeverinë por është edhe çështje humane dhe e përgjegjësisë kolektive“, tha ajo.
Kryetari i forumit kosovar, Blerim Krasniqi tha bëri thirrje që të vazhdohet me mbështetje të këtyre fëmijëve.
“Nuk është e mjaftueshme ajo që deri më tani ka mundur të realizohet duke pas parasysh nevojat e mëdha në edukim të hershëm apo fillor në mënyrë që këta fëmijë të trajtohen sikur të gjithë fëmijët tjerë”, tha ajo.
Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agron Dobruna theksoi se ministrja ka ndërmarrë hapa konkret për personat me aftësi të kufizuara përmes skemave sociale.
Sipas tij, ministria ka ndërmarrë hapa konkret për sigurimin e mbështetjes financiare nëpërmjet skemës social, forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave gjithëpërfshirëse.
E përfaqësuesja e komunitetit të shurdhëve, grupit të fëmijëve “Zëri ynë”, Anila Bajraktari ka kërkuar që të drejtat e tyre të respektohen në përgjithësi.