Të lindësh në një familje të famshme mund të jetë një presion i madh, por disa fëmijë të yjeve të njohur kanë treguar se talenti i tyre shkon përtej mbiemrit që mbajnë. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë fëmijë të figurave të njohura të muzikës, filmit dhe modës po ndjekin rrugën e prindërve të tyre, duke krijuar një identitet të veçantë në industrinë e argëtimit.
Një nga shembujt më të njohur është Blue Ivy Carter, vajza e Beyonce dhe Jay-Z, e cila tashmë ka fituar një çmim Grammy dhe ka performuar në skenë me nënën e saj. Ajo po bëhet një yll më vete dhe ndjekësit e saj janë të bindur se do të ketë një karrierë të ndritur.
Në botën e aktrimit, Maya Hawke, vajza e Uma Thurman dhe Ethan Hawke, ka bërë emër në serialin hit Stranger Things. Ajo ka treguar se talenti i saj nuk ka të bëjë vetëm me mbiemrin, por me aftësinë e saj për të sjellë personazhe të forta në ekran, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, Brooklyn Beckham, djali i legjendave David dhe Victoria Beckham, ka zgjedhur një rrugë tjetër, duke u futur në botën e fotografisë dhe gastronomisë. Pavarësisht kritikave që ka marrë, ai vazhdon të ndërtojë një karrierë të tijën, larg hijes së prindërve të famshëm.
Edhe Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, është një tjetër emër që po dominon industrinë e modës, duke ndjekur hapat e së ëmës dhe duke ecur në pasarelat më të rëndësishme të botës.
Pavarësisht paragjykimeve për “fëmijët e nepotizmit”, shumë prej tyre po tregojnë se janë më shumë se thjesht trashëgimtarë të famës. Me talent, punë dhe dedikim, ata po ndërtojnë rrugën e tyre në botën e argëtimit dhe po dëshmojnë se emri i njohur nuk mjafton për të arritur suksesin.