FBK lëshon njoftim të rëndësishëm për klubet e Superligës

FBK lëshon njoftim të rëndësishëm për klubet e Superligës

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka bërë të ditur se, të hënën (më 30 dhjetor) fillon afati kalimtar në ProCredit Superligë. Afati kalimtar për klubet e ProCredit Superligës do të zgjasë deri më 3 janar 2025.


Pas datës 3 janar nuk mund të ketë më lëvizje në ProCredit Superligë për lojtarët vendorë.

Klubet e elitës pritet të jenë mjaft aktive, duke marrë parasysh synimet që kanë, e ku pjesa kryesore e kampionatit është stinori pranveror, ku do të vendoset gjithçka, andaj pritet të ketë mjaft kalime në këtë afat kalimtar.

Lexo edhe

Video