Evropa e përkushtuar për të mbështetur Ukrainën me ndihmë ushtarake

Evropa e përkushtuar për të mbështetur Ukrainën me ndihmë ushtarake

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi pas një samiti urgjent në Paris se Evropa është plotësisht e përkushtuar për të mbështetur Ukrainën me ndihmë ushtarake.

“Evropa bart pjesën e saj të plotë të ndihmës ushtarake për Ukrainën”, tha ajo shkruan Anadolu.


Ukraina meriton paqen përmes forcës, “duke respektuar pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial të saj, me garanci të forta sigurie”, shtoi von der Leyen.

Shefja e Komisionit të BE-së përsëriti gjithashtu nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të bllokut.

Lexo edhe

Video