Me rastin e festave të fundvitit dhe nën kujdesin Presidentit të Grupit Eurosig, Kadri Morinaj, Kompania e Sigurimeve EUROSIG ka bërë të mundur dhurimin e 10,000 euro për dy familjet e dëshmorëve të rënë në Mitrovicën e Veriut, Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi.
“Kjo iniciativë e marrë nga Presidenti i Grupit Eurosig, Kadri Morinaj, është një pjesë e angazhimit të Eurosig Kosovë për t’u qëndruar pranë familjeve të dëshmorëve dhe për të siguruar se kujtimi për ata që dhanë jetën për lirinë dhe integritetin e vendit tonë do të mbetet i përjetshëm”, thuhet nw njoftim.
Kjo kompani njofton se ky është një akt i vogël mirënjohjeje për ata që kanë dhënë gjithçka për Kosovën. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë familjeve të dëshmorëve, duke ofruar mbështetje financiare dhe shoqërore”, thuhet nw njoftim.
Mw tej thuhet se kjo shumë financiare vjen për ata që kanë kontribuar në mbrojtjen e shtetit dhe shoqërisë. Në këtë mënyrë, Eurosig shpreh mirënjohjen e saj për sakrificat e mëdha të familjeve të dëshmorëve.
“Qëllimi ynë është të gëzojmë fëmijët e Afrim Bunjaku dhe Enver Zymberi, duke marrë dhurata për këto festa”, njofton Eurosig Kosovë.
![](https://kosovapress.com/admin/wp-content/uploads/2024/12/euro-sig-2.jpg)