Eskorta, dëbohen 26 shtetase të huaja nga Kosova

Eskorta, dëbohen 26 shtetase të huaja nga Kosova

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore gjatë vitit 2024, kanë trajtuar 22 raste me dukurinë e njohur si ‘Eskorta’, ku pas monitorimit të faqeve të internetit, rrjeteve sociale janë identifikuar gjithsej 50 të dyshuar.

Prej tyre, 26 janë femra – 12 shtetase të Kolumbisë, 10 të Venezuelës, dy të Perusë, një shtetase e Turqisë, një shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë.


Personat e përfshirë në dukurinë “Eskorta” janë gjobitur nga gjykatat në të holla, ndërsa shtetaseve të huaja u është lëshuar masa urdhër-dëbim dhe tri vjet ndalesë hyrjeje në vendin tonë.

Për realizimin e masës urdhër-dëbim sipas kompetencës është marrë Policia Kufitare.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe shpreh përkushtimin për vazhdimin e luftimit të kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore.

Lexo edhe

Video