Kandidati për deputet dhe një nga figurat kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka zhvilluar vizitë në Prizren, ku PDK ka mbajtur tubimin e madh me mbështetës.
Në Prizren, Hoxhaj theksoi se asnjë forcë nuk mund ta ndalë mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve për PDK-në, duke e cilësuar këtë parti si themeluesen e shtetndërtimit dhe zhvillimit në Kosovë.
“Nuk ka forcë që e ndalon këtë mbështetje të jashtëzakonshme të Prizrenit ndaj PDK-së! Nuk ka forcë që e ndalon Partinë Demokratike të Kosovës! Ne jemi partia e shtetndërtimit dhe zhvillimit! Bashkë, për Kosovën! #PDK131 #Hoxhaj4” deklaroi Hoxhaj.
Artikull i sponsorizuar