Enver Hoxhaj në Mushtisht: Një Kosovë më e mirë për të gjithë nis pas 9 shkurtit

Enver Hoxhaj në Mushtisht: Një Kosovë më e mirë për të gjithë nis pas 9 shkurtit

Partia Demokratike e Kosovës vazhdoi takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, ku sot mbajti një tubim të fuqishëm me mbështetësit e saj në Mushtisht.

Gjatë tubimit, u theksua rëndësia e vizionit të PDK-së për zhvillimin e vendit, ndërsa kandidatët për zgjedhjet e 9 shkurtit u pritën me entuziazëm nga qytetarët.


“Energjia dhe përkrahja që morëm sot në Mushtisht të Suharekës na jep forcën për të ecur përpara. Me ju, fitorja e PDK-së është e sigurt! Një Kosovë më e mirë nis pas 9 shkurtit,” shkroi Enver Hoxhaj, kandidat për deputet nga kjo parti.

PDK fton qytetarët që më 9 shkurt të mbështesin programin e saj për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fortë, duke votuar #PDK131 dhe numrin 4 për të mbështetur Enver Hoxhajn.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video