Enver Hoxhaj: Gjakova e Malisheva në përkrahje të fitores së PDK-së më 9 shkurt

Enver Hoxhaj: Gjakova e Malisheva në përkrahje të fitores së PDK-së më 9 shkurt

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mori mbështetje të fuqishme në tubimet e sotme me qytetarë në Gjakovë e Malishevë. 

Kandidati për deputet Enver Hoxhaj tha se qytetarët shprehën besimin e tyre për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Gjakova tregoi edhe një herë fuqinë e saj! Një tubim madhështor, një atmosferë e jashtëzakonshme dhe një mbështetje e palëkundur! Faleminderit Gjakovë për besimin dhe për energjinë që po e kthejmë në fitore! PDK po fiton,” shkroi Hoxhaj në Facebook.


Pas Gjakovës, edhe Malisheva dëshmoi përkrahjen e madhe për PDK-në. 

“Malisheva sot foli qartë: besim, përkrahje dhe vendosmëri për fitoren e PDK-së”, theksoi Hoxhaj.

Me këto dy tubime të fuqishme, fushata e PDK-së po merr hov të ri, duke dëshmuar se mbështetja qytetare është e fortë dhe e vendosur në shumë komuna të Kosovës.

“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”

Lexo edhe

Video