Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore me mesazhe të fuqishme për fitoren e madhe më 9 shkurt.
Ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve në të gjitha komunat e Kosovës për ta bërë realitet këtë fitore.
“Fitorja e PDK-së fillon në Mitrovicë dhe përmbyllet në Opojë të Dragashit!”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.
Ai rikujtoi se PDK me numrin 131 është forca që garanton zhvillimin e vendit, ndërsa kandidatura e tij me numrin 4 është angazhim për një Kosovë më të fortë dhe më të sigurt.
Fushata e PDK-së po zhvillohet me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nëpër gjithë Kosovën, duke e dëshmuar përkushtimin për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për vendin.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”