Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shprehur bindjen e tij për fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai në një postim në Facebook theksoi mbështetjen e madhe që PDK-ja po merr në të gjitha qytetet e Kosovës.
“Kudo në Kosovë, nga Mitrovica në Dragash, po ndihet fryma e fitores së PDK-së! Por fitorja jonë ka nisur gjithmonë në Drenas, Terstenik dhe Drenicë, e më pas është vulosur në gjithë Kosovën. Pas një jave, kjo fitore do të konfirmohet edhe një herë!” shkroi Hoxhaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të përkrahin PDK-në, duke theksuar se fryma e kësaj fushate është e pandalshme dhe fitore e sigurt më 9 shkurt.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”