Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha se ka shpresë për rikuperimin e mesfushorit të tij Rodri dhe shpreson që fituesi i Topit të Artë të kthehet në fushë para fundit të sezonit.
Guardiola fillimisht e kishte përjashtuar Rodrin për këtë sezon pasi lojtari pësoi një këputje të ligamentit në shtator. Por Rodri, i cili i vuri vetes një objektiv të kthimit të hershëm pas operacionit, tani ka rifilluar stërvitjen individuale, shkruan KosovaPress.
“Tifozët duhet të dinë se nuk janë të vetmit që janë të emocionuar”, u tha Guardiola gazetarëve pas fitores 3-1 të së shtunës ndaj Plymouth Argyle për të arritur në çerekfinalet e FA Cup.
“Ai po prekte topin sot. Ai ishte në dhomat e zhveshjes… ndihet më i sigurt, ndihet më i lumtur. Nuk mund ta prisja atë më parë, por mendoj se ndoshta, para fundit të sezonit. As në Kupën e Botës për klube, por në Premier League, ndoshta ai do të na ndihmojë”, shtoi trajneri spanjoll.
Megjithatë, menaxheri tha se klubi do të ishte i kujdesshëm me rikuperimin e Rodrit, përcjellë KosovaPress.
“Një hap me kohën. Por po, duket mirë. Megjithatë, ai nuk është afër të kthehet, do të thosha,” tha Guardiola.