Emërohet sekretarja e përgjithshme në Ministri të Ekonomisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për rishikimin afatmesëm të strategjisë për sundimin e Ligjit dhe planit të veprimit 2025-2026.

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, u miratua edhe rregullorja  për mekanizmin koordinues lokal për mbrojtje nga dhuna në familje, dhunës ndaj grave si dhe dhunës në baza gjinore. Në këtë mbledhje po ashtu Qeveria emëroi Leonita Shabani-Mullarama sekretare të përgjithshme në Ministri të Ekonomisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se përmes miratimit të strategjisë për sundimin e ligjit synojnë gjyqësor dhe prokurori efikase. S


Në anën tjetër, qeveri mori vendim që t’i vazhdohet mandati Komisionit për Verifikimin e Diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut edhe për 6 muaj.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se qëllimi i krijimit të këtij Komisioni ishte që t’u mundësohet qytetarëve të komunitetit joshumicë që t’i qasen tregut të punës dhe të kenë mundësi të barabarta brenda Administratës shtetërore.

Krahas këtyre, qeveria miratoi udhëzimin administrativ për linjën telefonike emergjente për viktimat e dhunës në familje. Ndërkaq, Edi Gusia, drejtoreshë të Agjencisë për Barazi Gjinore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video