Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi e artë për kompanitë vendore që ta takoni

Eksperti i Google po vjen në Kosovë: Mundësi e artë për kompanitë vendore që ta takoni

A keni dashur gjithmonë të dini për praktikat e kulturën e punës brenda kompanisë më me ndikim në teknologji, Google. Kompania globale është e njohur për kulturën e saj inovative të punës, fokusin në mirëqenien e punonjësve dhe angazhimin ndaj qëndrueshmërisë me afro 10 mijë punonjës. Nga Kosova mund të jeni më afër përvojave të suksesshme të kësaj kompanie sepse këtë vit samiti global “PowerToHR” më 3 prill po ju sjell si folës kryesor Serkan Davecin që është një ndër figurat kryesore dhe udhëheqëse të HR-it në Google. Tema e tij mbi përvojën e gjatë ka të bëj mbi vlerën tonë dhe pasiguritë që mund të hasim sot në tregun e punës. Ju mund ta takoni nga afër dhe të shkëmbeni brengat dhe përvojat e juaja me të në mbrëmjen e organizuar nga “PowerToHR”.

Ta kuptojmë së bashku se kush është ai dhe çfarë do të sjell në “PoëerToHR3”! Në vazhdim do të zbulojmë edhe emra të tjerë që do ta mbizotërojnë skenën me tema që e sfidojnë realitetin tonë!

Serkan Deveci është një lider i lartë në fushën e burimeve njerëzore në Google, me mbi 15 vjet përvojë globale në planifikimin strategjik të fuqisë punëtore, menaxhimin e talenteve dhe ndërtimin e kulturës organizative dhe angazhimit të punonjësve.

Si një folës kryesor me njohje globale, Serkan mban fjalime frymëzuese mbi të ardhmen e punës, efektivitetin e lidershipit, angazhimin e punonjësve dhe menaxhimin e ndryshimeve.

Me një kombinim unik të ekspertizës në biznes, lidership në shitje dhe burime njerëzore, Serkan është i përkushtuar në krijimin e një përvoje të angazhuar për punonjësit, ndërtimin e një kulture pozitive dhe nxitjen e suksesit organizativ.


Ai në “PowerToHR3” do të fokusohet në Neuroshkencen e Angazhimit të Punonjësve dhe do të jap shembuj e zgjidhje praktike se si ta nxisim atë. Atë Serkan e cilëson si të domosdoshme dhe një temë që duhet kushtuar rëndësi që nga fazat e para për tërheqjen e talenteve dhe deri të mbajtja e tyre.

“Angazhimi i punonjësve nuk është thjesht një fjalë e bukur – është një domosdoshmëri strategjike me ndikim të drejtpërdrejtë në tërheqjen e talenteve më të mirë, rritjen e qëndrueshmërisë dhe suksesin organizativ?”, shprehet ai.

Një temë që është këtu për të na e ndryshuar ekosistemin e punës është padyshim Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi i saj pikërisht te njerëzit. Dhe Teknologjia dhe Njerëzit janë padyshim dy nga shtyllat ku fokusohet edhe ky edicion i samitit që po organizohet nga KosovaJob.

“Të gjithë flasim për inteligjencën artificiale – jo vetëm si një trend, por si një mundësi e jashtëzakonshme për njerëzimin. Megjithatë, njerëzimi mbetet, dhe do të mbetet gjithmonë thelbësor. Prandaj, le të ndalemi për një moment nga biseda për trurin sintetik dhe të fokusohemi te inteligjenca natyrore – truri organik”, është shprehur ai.

“PowerToHR 3” po vjen më 3 prill me tri skena paralele, 40 sesione inspiruese, tema që bashkojnë realitetet tona mes Teknologjisë, Njerëzve dhe Marketingut! Përvojë që nuk duhet humbur andaj merr biletën tënde me 25 % zbritje nga çmimi i rregullt 120 Euro dhe fito 50 % zbritje nëse biletën e dytë!

https://www.powertohr.com/ticket?lang=alb

Lexo edhe

Video