Eksperti gjerman i turizmit Peter Shulze i ka dhënë mbështetje kandidatit për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustaf Abazi.
Ai ka shprehur besimin e plotë në angazhimin e Abazit si deputet në Kuvendin e Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe prurjen e investitorëve të huaj.
“Më ka dhënë mbështetje në rrugëtimin tim të ri në politikë. Ai ka besim të plotë në angazhimin tim si deputet në Kuvendin e Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe prurjen e investitorëve të huaj. Ndryshimi po ndodhë çdo ditë”, ka shkruar Abazi në Facebook.