Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Turqisë, janë realizuar me sukses trajnime të specializuara në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike” dhe “Trajnimi për snajper”.
Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së.