Egzon Kelmendi: Jemi besatuar për Koalicionin Kosova Fituese

Egzon Kelmendi: Jemi besatuar për Koalicionin Kosova Fituese

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Egzon Kelmendi ka vazhduar takimet e tij në Prizren, ku ka thënë se janë besatuar për koalicionin për Kosovën Fituese.

Ai ka shkruar në Facebook se Prizreni, qyteti i Lidhjes, është edhe qytet i ndërmarrësisë dhe njerëzve të suksesshëm


“Gjatë ditës ndalova tek kolegët e ETC në këtë qytet. Në Prizren nuk kemi nevojë për kuvendim të madh, sepse kemi të bëjmë me njerëz që e tregojnë veten më punë e fjalën e mbajnë. Jemi besatuar për Koalicionin me numër 137 dhe për numrin 60. Faleminderit”, ka shkruar ai.

Egzon Kelmendi në listën e deputetëve të koalicionit mban numrin 60.

Lexo edhe

Video