Eduard Joseph në mbështetje të protestuesve në Serbi, bën ‘selfie’ me ta

Eduard Joseph në mbështetje të protestuesve në Serbi, bën ‘selfie’ me ta

Analisti për Ballkanin, Eduard Joseph po i mbështet protestat e studentëve në Serbi, të cilët po protestojnë duke kërkuar përgjegjësi pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad.

Ai, gjatë protestës në Beograd është fotografuar me protestuesit që po marshonin.

Shembja e çatisë në Novi Sad la të vdekur 15 persona. Kjo bëri që studentët serbë të nisin protestat, të cilat më pas u përhapën në të gjithë Serbinë.

Me dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë si pjesë e një lëvizjeje që kërkon më shumë përgjegjësi dhe drejtësi.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuciq pretendon se përmes këtyre protestive shërbimet e huaja po mundohen ta rrëzojnë atë nga pushteti.

Deri më tash dorëheqje ka dhënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuceviq dhe kryetari i Novi Sadit. Kjo u pa si një strategji e Vuciqit për të fituar kohë.

Video