Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Edmond Lajçin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Aktgjykimi është shpallur të premten dhe sipas tij ai dënohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.


Laçi e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Familjarët e Ukellës e kanë mirëpritur vendimin.

Lajçi e kishte vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri më 16 prill të këtij viti. Akti ishte kryer në banesën e tyre në Pejë dhe më pas, ai ishte dorëzuar në polici.

Lexo edhe

Video