“E papërballueshme”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e mundshëm të rrymës

Paralajmërimin për rritjen e mundshme të çmimit të rrymës, qytetarët në Kosovë po e konsiderojnë si të padrejtë dhe të papërballueshëm. Ata ankohen se “xhepi” i tyre po rëndohet vazhdimisht me çmimet e larta. Kundër shtrenjtimit të rrymës shprehen edhe ekspert e njohës të energjisë elektrike. Përkundër tarifave të larta, ata thonë se nuk ka furnizim të qëndrueshëm më rrymë.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) thotë se kompanitë energjetike KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave të energjisë elektrike. KosovaPress mëson nga burimet e saj brenda ZRRE-së, se këto kompani kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Qytetari Vehbi Bahtiri e vlerëson si të tepërt paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë, pasi që sipas tij, buxheti i tyre është i vogël.

Edhe pensionisti Remzi Dobruna u shpreh se është e papranueshme mundësia për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike. Sipas tij, ky vendim mund të vije si pasojë e krijimit të monopoleve.

Ismet Rexhepi pret nga ZRRE-ja që të merr vendim duke u mbështetur në gjendjen ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Lidhur me këtë paralajmërim, një qytetare komenton duke thënë se “krejt Kosova është në hauz”


Ndërkaq, njohësi i fushës së energjisë, Adhurim Haxhimusa në një prononcim për KosovaPress tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike po bëhet për çdo vit, porse sistemi elektroenergjetik nuk po përmirësohet.

Sipas tij, përveç shtrenjtimit të rrymës, qytetarët po përballen edhe me mos furnizim të rregullt me energji elektrike.  

Eksperti i energjisë elektrike, njëherësh edhe biznesmen, Hamdi Malushaj tha për KosovaPress se rritja e çmimit të rrymës do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në ngritjen e çmimeve të prodhimeve vendore.

Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim nga ZRRE-ja thonë se janë në fazën e vlerësimit të aplikimeve nga kompanitë energjetike të cilat kanë kërkuar shqyrtim të tarifave.

Ndërkaq, nga KESCO nuk dhanë detaje rreth kërkesës së tyre duke thënë se “skema tarifore dhe çmimet e energjisë elektrike, janë të përcaktuara nga ZRRE-ja”.

Të njëtën përgjigje e kanë dhënë edhe nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), kur janë pyetur rreth kësaj çështje.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

Lexo edhe

Video