“E padrejtë”, qytetarët kërkojnë zvogëlimin e pagesës në QMF

Pesë euro është shuma që qytetarët duhet të paguajnë për vizitë në Qendrat e Mjekësisë Familjare jashtë zonës së tyre të banimit. Ata thonë se kjo shumë është e lartë dhe po kërkojnë që të ndryshohet. Taksë problematike e konsiderojnë edhe nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë. Ndërkaq, QKMF-ja në Prishtinë thotë se ka dërguar shkresa për sqarime dhe korrigjime të udhëzimit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me përjashtim të rasteve emergjente, qytetarët që kërkojnë shërbime në institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor [KPSH] jashtë zonës së banimit të caktuar nga institucionet përkatës…”, thuhet në udhëzimin administrativ për Bashkë pagesat e shërbimeve shëndetësore të MSH-së.

Bedri Jahja, banor i Prishtinës, thotë se kjo pagesë është e padrejtë, raporton KosovaPress.

Qytetari tjetër, Gani Canolli shprehet se pagesa në këtë rast do të duhej të ishte më së shumti 3 euro.

Njëjtë shprehet edhe Senad Ejupi.


Lidhur me këtë pikë të udhëzimit administrativ, kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra thotë se kjo taksë do të duhej të ishte vetëm për qytetarët që kërkojnë shërbim jashtë komunës së tyre.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi thekson se kanë marrë ankesa dhe kërkesa për sqarim nga qytetarët lidhur me pikat e udhëzimit administrativ.

Ndryshimi i vlerës së kësaj pagese, thotë Gashi, ka shkaktuar shqetësim tek pacientët.

Por, sipas tij, nuk ka masë penalizuese, por vetëdijësuese, raporton KosovaPress.

Udhëzimi administrativ nr. 03/2024 “Bashkë pagesat për shërbimet shëndetësore” ka hyrë në fuqi në vitin vitit 2024.

Ndërkaq pagesa për shërbime brenda zonës së banimit është 1 euro.

Lexo edhe

Video