E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së po viziton një qendër votimi në veri

E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së po viziton një qendër votimi në veri

E ngarkuara  me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, është duke vizituar në këto momente qendrën e votimit “Vik Karaxhiq” në Zveçan.

Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Për herë të parë votojnë mbi 125 mijë të rinj, raporton KosovaPress.

Ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, është 104 mijë e 924.

Lexo edhe

Video