Dyshohet për kultivim të narkotikëve, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Dyshohet për kultivim të narkotikëve, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Një person i dyshuar për kultivim të narkotikëve është ekstraduar nga Shqipëria në Kosovë, njoftoi Policia e Kosovës.

Personi i cili dyshohet për “Kultivim të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” për një rast në Klinë, paraprakisht ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare, raporton KosovaPress.


Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë në një rast të datës 27 shtator të vitit të kaluar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, përcjellë KosovaPress.

Lexo edhe

Video