Dy këshilltarë të presidentes marrin pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi

Dy këshilltarë të presidentes marrin pjesë në varrimin e babait të ish-presidentit Thaçi

Dy këshilltarë të presidentes Vjosa Osmani morën pjesë në homazhet për Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ismet Krasniqi dhe gjeneral Sefer Isufi – këshilltar ushtarakm i kanë dërguar telegram ngushëllimi në emër të presidentes, si dhe një kurorë.

Haxhi Thaçi vdiq të dielën vonë. Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KosovaPress.

Të enjten ai u vizitua nga Hashim Thaçi, të cilit leje për vizitë i tha Gjykata Speciale, e cila po gjykon për krime të pretenduara të luftës, transmeton KosovaPress.


Pas vizitës rreth tre orësh nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u rikthye sërish në Hagë – qytetin holandez ku e ka selinë kjo gjykatë.

Hashim Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës – të njohura si Gjykata Speciale.

Ai po qëndron në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020 nën akuzat për krime të pretenduara të luftës, shkruan KosovaPress.

Gjykimi ndaj tij ka nisur në prill të vitit 2023.

Bashkë me Thaçin, po gjykohen edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Lexo edhe

Video