Në ndeshjen e parë të xhiros 15 të Bundesligës gjermane, Bayern mposhti sonte bindshëm RB Leipzig si vendës me rezultat 5:1.
Bayern kaloi në epërsi me golin e Jamal Musiala në minutën e parë dhe Leipzig barazoi përmes Benjamin Sheshek menjëherë në minutën e dytë.
Konrad Laimer (25’) dhe Joshua Kimmich (36’) shënuan për 3:1 deri në fund të pjesës së parë, dhe Leroy Sane (75’) dhe Alphonso Davies (78’) shënuan rezultatin përfundimtar.
Bayern kryeson me 36 pikë, shtatë më shumë se Bayer Leverkusen në vendin e dytë, dhe nëntë më shumë se Eintracht Frankfurt e Leipzig në pozitat tre dhe katër.