Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka vazhduar takimet në Roganë të Kamenicës, ku ka thënë se mikpritja dhe mbështetja e banorëve tregojnë fuqinë e bashkëpunimit dhe besimin në vizionin tonë të përbashkët.
Ai ka shkruar në Facebook se me përkushtim dhe punë të palodhshme, së bashku do të arrijmë fitoren e madhe më 9 shkurt.
Durmishi në listën e LVV-së mban numrin 60.