Hysen Durmishi kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili në listën zgjedhore mban numrin 60 gjatë një tubimi në Prizren tha se është konfirmuar fitorja me numër rekord të votave.
“Sonte Prizreni historik kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve e konfirmon fitoren tonë të madhe, fitoren historike, fitoren me numër rekord të votave. Që sot nga këtu me zemër, me 500 mijë zemra urime fitorja kryeministër. Urime fitorja të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shihemi të dielën në mbrëmje në shatërvan, në Prishtinë dhe gjitha sheshet e Kosovës në festën tonë të madhe”, tha Durmishi.
Artikull i sponsorizuar