Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka vazhduar takimet në Karaçevë të Kamenicës, ku ka thënë se aty zemra e bashkimit rreh më fort dhe besimi për të ardhmen është i palëkundur.
Ai ka shkruar në Facebook se mbështetja e qytetarëve u jep motivimin për të vazhduar drejt një qëllimi të madh dhe një fitoreje të përbashkët më 9 shkurt.
Durmishi në listën e LVV-së mban numrin 60.