Durmishi fton përkrahësit më 7 shkurt: Ejani të gjithë në shesh që ta vulosim fitoren historike

Durmishi fton përkrahësit më 7 shkurt: Ejani të gjithë në shesh që ta vulosim fitoren historike

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje Hysen Durmishi i cili në listën zgjedhore mban numrin 60, ka ftuar të gjithë mbështetësit të bashkëngjiten më 7 shkurt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Durmishi kërkoi nga dashamirët që mos ta humbasin rastin dhe të bashkohen për ta vulosur fitoren historike.


“Të premten më 7 shkurt në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet tubimi më i madh në historinë e Kosovës së pasluftës. Të dashur qytetarë, shokë miq e dashamirë mos e humbisni këtë rast ejani të gjithë në shesh që ta vulosim fitoren historike, fitoren me rekord votash, fitoren me 500 mijë zemra. Ejani të gjithë në shesh që të bëhemi bashke me kryeministrin e zemrave Albin Kurti”, ka thënë Durmishi.

Artikull i sponsorizuar

Lexo edhe

Video